EURO 2020/ Shqipëria fiton 4-2 ndaj Islandës - FSHF

EURO 2020/ Shqipëria fiton 4-2 ndaj Islandës

Kombëtarja shqiptare e futbollit, e drejtuar nga trajneri, Edoardo Reja, ka fituar me rezultatin 4-2 ndaj përfaqësueses së Islandës.

Shqipëria pjesë e grupit H në këto eliminatore EURO 2020, ka bërë një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen e zhvilluar sonte në mbrëmje, ora 20:45 në stadiumin “Elbasan Arena”. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 1-0 me gol të Kastriot Dermakut, me goditje me kokë. Në pjesën e dytë janë shënuar edhe 3 golat për kuqezinjtë me autor:Hysaj, Roshi dhe Cikalleshi.
Përfaqësuesja jonë e filloi ndeshjen me këtë formacion: Strakosha, Lenjani (’62 Roshi), Hysaj (’72 Abrashi), Gjimshiti (’66 Veseli), Bare, Memushaj, Manaj, Gjasula, Cikalleshi, Dermaku, Ismajli.

Kjo është renditja e grupit H:
Turqi 15 pikë
Francë 15 pikë
Islandë 12 pikë
Shqipëri 9 pikë
Moldavi 3 pikë
Andorra 0 pikë