EURO 2020/ Shqipëri 2-2 Andorra

Kombëtarja shqiptare e futbollit e drejtuar nga trajneri Edoardo Reja ka barazuar 2-2 ndaj Andorrës, në ndeshjen e zhvilluar sonte në mbrëmjë, ora 20:45, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Kuqezinjtë e kanë dominuar të gjithë pjesën e parë dhe golin e avantazhi, e kemi gjetur me anë të Bekim Balaj në minutën e 6-të, më pas Andorra ka barazuar pas një aksioni të shpejtë të Martinez në minutën e 18-të, me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë, ndonëse kemi rrezikuar disa momente portën kundërshtare. Në fillim të pjesës së dytë Andorra na ka kapur në befasi dhe ka kaluar në avantazh sërish me anë të Martinez në minutën e 48-të. Ka qenë Rey Manaj ai që ka baraspeshuar rezultatin në minutën e 55.

Shqipëria e filloi ndeshjen me këtë formacion: Berisha, Veseli, Djimsiti, Memushaj, Manaj, Ndoj (’60Bare), Ismajli, Balaj, Ramadani, Roshi, Trashi.

Përfaësuesja jonë ndeshjen e fundit të kualifikueseve të EURO 2020, do të zhvillojë në stadium më të ri kombëtar, në kryeqytet, në datën 17 nëntor ora 20:45, përballë Francës.