EURO 2020/ Moldavi-Shqipëri, biletat shiten në dyqanin e FSHF - FSHF

EURO 2020/ Moldavi-Shqipëri, biletat shiten në dyqanin e FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë sportdashësit së kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes eliminatore të EURO 2020, Moldavi-Shqipëri, ndeshje e cila do të zhvillohet në datën 14 tetor, ora 20:45 stadiumi “Zimbru”. Biletat do ti gjeni në dyqanin zyrtar të FSHF, rruga Themistokli Gërmenji, pranë liceut Artistik “Jordan Misja”.

Në shitje janë biletat e kategorisë së parë, të cilat kushtojnë 20 Euro. Të gjithë të interesuarit të drejtohen tek dyqani i FSHF pasi biletat do të jenë në shitje deri më datë 9 Tetor 2019.