Është mbyllur me sukses edicioni i VIII i kampionatit të shkollave 9-vjeçare në qytetin e Durrësit - FSHF

Është mbyllur me sukses edicioni i VIII i kampionatit të shkollave 9-vjeçare në qytetin e Durrësit

FSHF Zyra Rajonale Durrës në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të Fëmijëve dhe klubin Teuta, zhvilluan Kampionati e “VIII” të futbollit për djem midis shkollave 9-vjecare. Ky kampionat mori jetë në datën 9 maj dhe u mbyll sot.

Kampionati u nda ne tre grupmosha sipas klasave “III-IV”, “V-VI” dhe “VII-VIII”, të gjitha ndeshjet u zhvilluan në kalcetot e stadiumit “Niko Dovana” me një sistem eliminimi. Për cdo kategori u evidentua lojtari më i mirë, golashënuesi më i mirë, ekipi fair-play, vendi i parë, dytë dhe i tretë.

Në grupmoshën e parë klasa “III-IV” morën pjesë 12 shkolla 9-vjeçare me rreth 120 nxënës.
Vendi i parë u rendit shkolla “Shkolla e Re”.
Vendi i dytë u rendit shkolla “Qemal Mici”.
Vendi i tretë u rendit shkolla “Bedrie Bebeziqi”.
Lojtari më i mirë u shpall “Serxhio Huna” nxënësi i shkollës “Shkolla e Re”.
Golashënuesi më i mirë u shpall “Shahin Cara” nxënës i shkollës “Shkolla e Re”.
Ekipi fair-play u shpall shkolla “Kushtrimi i Lirisë”.

Në grupmoshën e dytë klasa “V-VI” morën pjesë 22 shkolla 9-vjeçare me rreth 220 nxënës.
Vendi i parë u rendit shkolla “Isuf Ferra”.
Vendi i dytë u rendit shkolla “Qemal Mici”.
Vendi i tretë u rendit shkolla “Demokracia”.
Lojtari më i mirë u shpall nxënësi “Abaz Biba” i shkollës “Qemal Mici”.
Golashënues u shpall nxënësi “Ildi Brahimllari” i shkollës “Isuf Ferra”.
Ekipi fair-play u shpall shkolla “Myslym Hida”.

Në grupmoshën e tretë “VII-VIII” morën pjesë 23 shkolla 9-vjeçare me rreth 230 nxënës.
Vendi i parë: Shk.”Bajram Curri”.
Vendi i dytë: Shk.”Iliria”.
Vendi i tretë: Shk.”Kushtrimi Lirisë”.
Lojtari më i mirë u shpall nxënësi “Saimir Hasanbelli” i shkollës “Iliria”.
Golashënues më i mirë nxënësi “Krisian Troplini” i shkollës “Iliria”.
Ekipi fair-play: Shk.”Myslym Hida”.

Në ceremoninë e mbylljes ishin të pranishem: Drejtori i “QKF” Durrës z. Avni Cuni, Drejtori i klubit “Teuta” z. Enid Furxhi,Përgjegjësi i Sektorit të Sporteve pranë “QKF” z. Eduard Salillari dhe Përgjegjësi i Zyrës Rajonale “FSHF” Durrës z. Arbër Kalemi. Të gjitha shkollave pjesmarrëse iu dorëzua nga një certifikat pjesëmarrje. Shkollave finaliste dhe lojtarëve të evidentuar iu dhurua kupa,medalje, bazë materiale (topa) dhe nga një certifikat.