ELIMINATORET E U-21, KOMBËTARJA BARAZON NË ESTONI 2-2

Kombëtarja shqiptare e futbollit U-21 ka barazuar sonte në mbrëmje në ndeshjen e fundit të eliminatoreve të Europianit, Estoni 2-2 Shqipëri. Kjo sfidë u zhvillua në stadiumin “Parnu Rannastaadion” ora 18:00. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi e kanë gjetur të parët golin me anë të Taulant Sulejmanov në minutën e 12-të të pjesës së parë dhe në minutën e 32-të vendasit kanë barazuar me anë të Livak, me rezultatin 1-1 mbyllet pjesa e parë. Pjesën e dytë kemi kaluar sërish në avantazh të parët në minutën e 69-të po me anë të Sulejmanov i cili realizoi një dopietë dhe në minutën e 87-të, Estonia ka barazuar sërish me anë të Kuusk.

Shpresat luajtën me këtë formacion: Kastrati, Maloku, Toli, Tafa, Kryeziu (’46 Doka), Laci, Sulejmanov, Bare, Mucolli, Mala (’80 Selahi), Sahiti (’46 Zeka).

Golat: Livak ’32, Kuusk ’87/ Sulejmanov ’12, ’69
Kartonë të verdhë: Riberg ’14,Jarva ’28, Kadma ’58/ Sahiti ’20, Kryeziu ’45.