ELEMINATORET E EUROPIANIT U-17, TJETËR TURNE NË SHQIPËRI, JA KUNDËRSHTARËT! - FSHF

ELEMINATORET E EUROPIANIT U-17, TJETËR TURNE NË SHQIPËRI, JA KUNDËRSHTARËT!

Shqipëria njeh kundërshtarët e saj në grup për fazën kualifikuese të Europianit U-17, për edicionin 2018-2019, por njëherësh do të jetë përsëri edhe organizatore e një tjetër raundi eleminator. Sot është hedhur në Nyon të Zvicrës edhe shorti përkatës me 13 grupe të plota më nga 4 skuadra. Shqipëria bën pjesë në grupin nr.8 dhe do të luajë kundër rivalëve të: Republikës Çeke, Norvegjisë dhe të Azerbajxhanit. Takimet do të nisin vitin e ardhshëm dhe deri në startin e eleminatoreve zyrtare, skuadra kombëtare U-17 do të realizojë disa ndeshje miqësore, por edhe raunde të planifikuara grumbullimi. Takimet e grupit të 8-të, do të zhvillohen në vendin tonë nga data 23 deri në datë 29 tetor 2018. Sipas formulës së këtyre eleminatoreve, dy vendet e para të secilit grup dhe katër vendet e treta më të mira do të kualifikohen për në Elite Round të  Europianit U-17. Kështu, pas edicioneve të tetorit të këtij viti, UEFA i beson Shqipërisë sërish një tjetër organizim eventi, për moshën U-17, ndeshjet eleminatore të së cilës do të zhvillohen tetorin e ardhshëm në datat 23, 26 dhe 29 tetor. Kombëtarja e U-17 e trajnerit Mustedanagiç u paraqit në mënyrë dinjitoze në eleminatoret e radhës me kundërshtarë të fortë si: Spanja dhe Kroacia, teksa në edicionin e ardhshëm do të jetë përballë Norvegjisë, Republikës Çeke dhe Azerbajxhanit.

shqiperia shorti dhjetor u17


Duke kontrolluar karten...