ELEMINATORET E EUROPIANIT TE FEMRAVE, SHQIPERIA MUNDET NE ZVICER 5:1 - FSHF

ELEMINATORET E EUROPIANIT TE FEMRAVE, SHQIPERIA MUNDET NE ZVICER 5:1

Skuadra kombëtare A e femrave është mundur sot pasdite në “Tissot Arena” të qytetit Biel-Bienne, ndaj përfaqësueses së Zvicrës me rezultatin 5:1, ndeshje kjo e vlefshme për Eleminatoret e Europianit, grup në të cilin Shqipëria po luan takimet e saj. Përballja me Zvicrën sipas ecurisë së saj, deri në një moment të lojës  vuri në jo pak vështirësi skuadrën vendase, deri në zhbllokimin dhe gjetjen e avantazhit të ngushtë 2:1. Më tej, pas minutës së 70-të të takimit skuadra pësoi edhe tre gola të tjerë. Për ekipin kombëtar shqiptar barazoi ndeshjen në minutën e 29-të futbollistja Qëndresa Krasniqi, teksa avantazhin skuadra përfaqësuese e Zvicrës e gjeti po në pjesën e parë pak minuta më vonë. Klasifikimin e grupit 2, ku bën pjesë edhe Shqipëria e kryeson pikërisht Zvicra me 9 pikë në 3 ndeshje, ndjekur nga Skocia, Polonia, Bjellorusia dhe Shqipëria. Takimi i ardhshëm i skuadrës kombëtare të femrave do të luhet në 6 prill të vitit të ardhshëm në Poloni.


Duke kontrolluar karten...