EKIPET KOMBËTARE TË MOSHAVE, PËRFUNDOJNË SELEKSIONIMET NË GREQI - FSHF

EKIPET KOMBËTARE TË MOSHAVE, PËRFUNDOJNË SELEKSIONIMET NË GREQI

Përfunduan me sukses seleksionimet për ekipet kombëtare të moshave në Greqi, të cilat u zhvilluan për tre ditë me rradhë në Athinë, në të cilat morën pjesë 140 të rinjë të ardhur nga i gjithë territori grek, për tu provuar për Kombëtaret U-15, U-17, U-19 dhe U-21.

Në ditën e parë, përpara stafit teknik të udhëhequr nga Drejtori Teknik Dzemal Mustedanagic, ishin 60 lojtarë të datëlindjeve 2001-2002. Dita e dytë e seleksionimeve vazhdoj me datëlindjet 2003-2004-2005 ku u paraqitën 80 lojtarë, të cilët zhvilluan disa mini ndeshje ndërmjet tyre për të treguar cilësitë e tyre më të mira. Lojtarët më të spikatur në ditën e parë dhe ditën e dytë, u grumbulluan përsëri në qendrën stërvitore për të zhvilluar ndeshje në grup dhe për tu ndjekur me kujdes të veçantë nga trajnerët e ekipeve Kombëtare Alban Bushi, Nevil Dede, Elvin Beqiri dhe Armand Dama.

Sektori i ekipeve Kombëtare në FSHF do të vazhdojë seleksionimet e elementëve cilësorë në Itali, në Milano dhe Romë, 17 dhe 18 Dhjetor 2018.