Durrësi, Tirana dhe Korça janë fituesit e Turneut të Përfaqësueseve Rajonale

Ditën e sotme ka përfunduar edicioni i rradhës i Turneut të Përfaqësueseve Rajonale për sezonin 2018-2019. Ky Turne organizohet nga Departamenti i Futbollit në Federatën Shqiptare të Futbollit me qëllimin për të ndjekur nga afër të gjithë elementët e spikatur kudo ku luajnë dhe për të mbajtur në monitorim procesin e rritjes së tyre.

Në “Elbasan Arena” janë zhvilluar ndeshjet finale për U-13, U-15 dhe U-17. Në orën 16:00 ka filluar gjithçka me finalen Durrësi – Fieri për moshën nën 13 vjeç. Kjo ndeshje ka nxjerrë fitues Përfaqësuesen e Durrësit që fitoi me rezultatin 3-0, me golat e Marashajt dhe dopietën e Ndoj. Finalja e dytë e ditës ishte për U-15, ku u përballën Tirana me Fierin. 3-1 në favor të Përfaqësueses së Tiranës. Ajazi, Halilaj dhe Hoxha shënuan për Tiranën ndërkohë që goli i vetëm për Fierin u shënua nga Shabanaj. Finalja e fundit ishte ajo e U-17, ku u përballën Shkodra me Korçën. Triumfoi Korça me rezultatin 4-2. Hysolli, Dervishaj, Beçka dhe Pecani shënuan për korçarët ndërkohë që për shkodranët shënuan Alivoda dhe Bizi.

Medaljet dhe trofetë për skuadrat fituese u dorëzuan nga Drejtori i Departamentit të Futbollit, Dzemal Mustedanagiç.