Durrës, shkolla 9-vjeçare "Neim Babameto" fiton kampionatin e femrave - FSHF

Durrës, shkolla 9-vjeçare “Neim Babameto” fiton kampionatin e femrave

Ka përfunduar ditën e sotme, kampionati i shkollave 9-vjecare për femrat me finalen e luajtur midis “Neim Babameto” 2-1 “Shkolla e Re”. Ky ishte kampionati i pestë që zhvillohet në këtë qytet në promovimin e futbollit tek moshat e reja dhe aq me tepër tek femrat. Zyra Rajonale “FSHF” Durrës në bashkëpunim me “Qendrën Kulturore Të Fëmijëve”,”DAR”dhe ”AF Teuta”, organizuan këtë kampionat tre ditor, i cili filloi në dt.14.11.2018 dhe përfundoi sot dt.16.11.2018. Në këtë kampionat morën pjesë 16 shkolla 9-vjecare të qytetit të Durrësit me rreth 160 vajza të cilat u aktivizuan në këtë kampionat. Në ceremoninë e mbylljes ishin të pranishem : z.Eduard Salillari, përgjegjës i sektorit të sporteve për “QKF”, znj.Zamira Koci trajnere e ekipit të femrave për AF Teutën dhe z.Arbër Kalemi Përgjegjës i Zyrës Rajonale FSHF Durrës. Në ceremoninë e ndarjes së cmimeve, të gjitha ekipet pjesëmarrëse morën si dhuratë nga FSHF nga një top FSHF dhe nga një certifikatë pjesëmarrjeje. Gjithashtu u evidentua futbollistja më e mirë e kampionatit nxënësja: Kejsi Puca e shkolles “Hasan Koci”.

Golashënuesja më e mirë e kampionatit nxënësja: Anisa Kacorri e shkollës “Neim Babameto”
Portierja më e mirë e kampionatit nxenësja: Nazife Kika e shkollës “Shkolla e Re”.
U evidentua ekipi Fair Play shkolla “Kushtrimi i Lirisë”.
Renditja e ekipeve u bë si më poshtë:
Ekipi Kampion Vendi i pare: Shkolla “Neim Babameto”
Vendi i dytë: Shkolla “Shkolla e Re”
Vendi i tretë: Shkolla “Isuf Ferra”