DURRËS, MBI 180 VAJZA TË SHKOLLAVE 9 VJEÇARE NË KAMPIONATIN E TYRE! - FSHF

DURRËS, MBI 180 VAJZA TË SHKOLLAVE 9 VJEÇARE NË KAMPIONATIN E TYRE!

Futbolli i femrave zbret sërisht në shkolla, në Durrës u zhvillua Kampionati i IV midis shkollave 9-vjecare. Ka qenë Zyra Rajonale e “FSHF” në Durrës e cila në bashkëpunim me “Qendrën Kulturore të Fëmijëve”, Drejtorinë Arsimore përkatëse dhe ”AF Teuta”, organizuan këtë kampionat tre-ditor, i cili përfundoi ditën e premte. Në këtë kampionat morën pjesë 18 shkolla 9-vjecare të qytetit të Durrësit me rreth 180 vajza të cilat u aktivizuan në kampionat. Në ceremoninë e ndarjes së cmimeve të gjithë ekipeve pjesëmarrëse ju dhurua nga një top në emer dhe logo të “FSHF”, ndërsa ekipit fitues shkollës “Sukth Katund” iu ndanë medaljet, trofeu dhe dhuratat përkatëse. Po kështu në këtë turne u evidentua edhe lojtarja më e mirë e kampionatit, nxënësja Pamela Rrapollari e shkollës “Marie Kaculini”. Golashënuesja më e mire e kampionatit u shpall nxënesja Mikaela Metalla e shkollës “Sukth Katund” dhe portierja më e mirë e kampionatit nxënësja Enxhi Bici e shkollës “Kushtrimi i Lirise”. Pas përfundimit të ndeshjeve në këto tre ditë, kjo ishte edhe renditja përfundimtare:

Ekipi Kampion, Vendi i parë: Shkolla “Sukth Katund”

Vendi i dytë: Shkolla “Kushtrimi I Lirise”

Vendi i tretë: Shkolla “Marie Kaculini”

Rezultati i finales së turneut midis shkollave “Sukth Katund” – “Kushtrimi i Lirisë” përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të shkollës “Sukth Katund” që shpallet edhe fitues i këtij aktiviteti për zonën e Durrësit, ku zyra rajonale organizoi dhe kuroi tërësisht një aktivitet të tillë. 


Duke kontrolluar karten...