Zyra Rajonale e FSHF në Durrës, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të Fëmijëve, DAR dhe AF Teuta, organizuan kampionatin e futbollit të femrave për shkollat 9-vjeçare. Ky turne vijoi për tre ditë me radhë, aktiviteti filloi në datën 19 nëntor 2019 dhe përfundoi ditën e premte, datë 22 nëntor 2019. Në këtë kampionat, që është kthyer në traditë, morën pjesë 18 shkolla 9-vjeçare, të qytetit të Durrësit me rreth 180 vajza, të cilat u aktivizuan në lojën e bukur të futbollit. Atmosfera dhe dëshira e vajzave për të luajtur, ishte shumë e kënaqshme, të cilat të përkrahura nga bashkëmoshtarët e tyre e bënë më emocionuese këtë garë sportive.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të gjitha ekipeve pjesëmarrëse iu dhurua nga një top futbolli, në emër Federatës Shqiptare të Futbollit si dhe nga një certifikat pjesëmarrje.
Ekipit fitues iu dorëzua një Kupë, medalje dhe certifikatë.
U dallua futbollistja më e mirë e kampionatit, nxënësja: Xhesjana Disha e shkollës “Eftali Koci”.
Golashënuesja më e mirë e kampionatit: Anisa Kacorri e shkollës “Neim Babameto”
Portierja më e mirë e kampionatit: Adushe Qejvani e shkollës “E Re”.
Renditja e ekipeve ishte në këtë mënyrë:
Ekipi Kampion, Vendi i parë: Shkolla “Neim Babameto”
Vendi i dytë: Shkolla “E Re”
Vendi i tretë: Shkolla “Kushtrimi Lirisë”
Ekipi Fair-play: Shkolla “Besnik Hidri”
Rezultati i lojes finale midis shkollave “Neim Babameto” – Shkolla “E Re” përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të shkolles “Neim Babameto”.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin: z.Avni Cuni Drejtor i “QKF” Durrës, z.Eduart Salillari, përgjegjës i sektorit të sporteve për “QKF”, z.Albano Doraci, trajner i ekipit të parë të vajzave për AF Teutën dhe z.Arbër Kalemi, Përgjegjës i Zyrës Rajonale FSHF Durrës.

















