Duka:FIGC partner real - FSHF

Duka:FIGC partner real

Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit zoti Armand Duka ka deklaruar se vizita e homologut te tij italian Giancarlo Abete ne Tirane eshte nje shenje e bashkepunimit te shkelqyer midis dy institucineve qe drejtojne respektivisht futbollin e vendeve te tyre.

“Vizita e Abetes kulmon bashkepunimin e deritanishem te futbollit italian me ate shqiptar  dhe perspektiven e tij per te ardhmen. Mareveshja dypaleshe e cila do te nenshkruhet ne Tirane ka nje permbajtje interesante e cila eshte e lidhur me zhvillimin e futbollit ne pergjithesi dhe kualifikimin rreth tij ne vecanti” ka theksuar zoti Duka. 

FSHF ashtu si me shume federata te tjera anetare te FIFA-s dhe UEFA-s edhe me FIGC-ne italiane ka kuruar gjithnje maredhenie te sinqerta e partneriteti te plote per ecurine dhe rritjen e lojes se futbollit kudo.