Duka: Shqiptaret nje Komb nje Kombetare - FSHF

Duka: Shqiptaret nje Komb nje Kombetare

 

                                               Shqiptaret nje Komb nje Kombetare

 

Kam qene ne dyshim keto  ditet e fundit per tu prononcuar apo jo  rreth  ceshtjeve  te shumepefolura ne  disa media  dhe forume  shqiptare.

Duke I vleresuar  qendrimet, shprehjet dhe batuatat  si   emocionale kam menduar ti pres me heshtje e ti kaloj me qetesi  por… pas konstatitmit se ato filluan te perdoren per qellime e  interesa  te paracaktuara  vendosa te jap  nje opinion  per te treguar te verteten e cila eshte  brenda, prezente  dhe e paster   tek  shume e shume njerez te qe  jane te lidhur me futbollin shqiptar,

Paradoksi I debateve te fundit ka  marre shkak  prej  humbjes ne Zvicer sepse ne rastin e kundert por edhe te nje barazimi te gjithe do te trjatoheshin si heronj  ku  superlativat do te preknin  qiellin  ashtu sic ndodhi me fitoren kunder Qipros ne Tirane (shih mediat e dates 8 shtator 2012).

Ne keto dy dite kam nenvizuar   komente pa fund  dhe  verej me keqardhje  se tek negativet ka nje refren  te cilin duket sikur e kane pergatitur nje grusht njerezish sepse fyerjet, akuzat, sharjet, denigrimi dhe balta e hedhur  ngjasojne si pikat e  ujit qe dalin nga I njjejti burim.

Ne te gjitha rastet njeriu apo grushti I njerzve opinion dhenes eshte I kulluar, patriot dhe me shqiptari nga te gjithe. Ky model I degjeneruar  I  tipit te keq,   shpesh me indentitet te humbur,  per qellime apo interesa  te caktuara  sulmon  ndyresisht  gjithkend  pa fakte,  pa argumente dhe pa  vertetesi.

Ky tip modeli   te cilit nuk I plotesohen interest e ngushta e meskine  kerkon te zevendesoje grabitjen me maska  me grabitjen nepermjet  gazetave e kamerave  qe fatkeqesisht komandohen ende prej tyre.

Federata Shqiptare e Futbollit dhe une personalisht  perbejme  nje institucion I cili punon, funksionon dhe perparon perkrah te gjitha homologeve ne Europe dhe Bote.

Natyrisht qe cdo gje nuk eshte e  perkryer, pa te meta e gabime ne rrugen e shkelur deri me tani, por ju siguroj se ne cdo moment nuk rresht inisiativa per ti minimizuar ato drejt nje  te ardhme gjithnje e me te mire. Ketu ben pjese edhe rasti I permendur per ngjyrat e fanelles se ADDIDAS-it  ne ndeshejn e Luzernes , e bardha me blu ishte si e Greqise, por e bardha me te

kuqe do te ishte si e Spanjes, e bardha me te zeze si e Gjermanise e keshtu me radhe per te gjitha skuadrat qe kane sponsor ADDIDAS.

Futbolli , puna rreth tij, investimi per te  dhe kujdesi I vazhdueshem nuk jane te lidhura  patjeter me suksesin e deshiruar.  Jane shume faktore qe percaktojne nje gje te tille nga te cilet jane privuar jo rralle here edhe emrat me te medhenj te Botes ne kete fushe.

Gjithseicili nga ne duhet te mesohet dhe edukohet per me teper respekt  ndaj punes se tjetrit sepse ne Shqiperi  infrastruktura  e futbollit, cilesia e tij, masiviteti dhe perfaqesimi  nderkombetar   I Emblemes shqiptare   eshte dinjitoz dhe dhjetra here me I larte se pak vite me pare.

Kjo gje  eshte e dukshme edhe pse modeli I keq tipik  nuk e sheh, kjo gje eshte e prekshme edhe pse modeli  I keq tipik  nuk e takon, kjo gje eshte e vertete  edhe pse modeli  I keq tipik  eshte genjeshtar, shpifes dhe interesaxhi I vogel.

Te keqinjte  ne  minorance  nuk e dine por  dhe nuk duan  ta pranojne se vetem brenda nje viti nga Federata Shqiptare e Futbollit jane seleksionuar 400  femije e te rinj  me origjine shqiptare te cilet jetojne ne Zvicer, Greqi, Itali, Spanje, Gjermani e Angli. Ata nuk e kane idene se ne keto shtete ne kemi perfaqesuesit tane te cilet kane nen vezhgim gjithcka qe mund te konvertohet neser per fanellen kombetare.

Keta opinion dhenes   qe nuk kane thene asnjehere  fjalen Shqiperia-Shqiperia ne stadium nuk e dine por as nuk e kuptojne se ne Kombetaren  Nen  17  vjec  luajne 7 shqiptare te talentuar te diaspores ,  tek   Nen  19  vjec  jane   6,  tek Nen  21 vjec    7,  tek Kombetarja e Femrave 10 te tille ,  ndersa  per  Kombetaren A   dihet tashme boterisht prezenca e tyre.   Pra keta futbolliste ndonese me mundesi te tjera kane zgjedhur te luajne per Shqiperine, kane preferuar ta fillojne ndeshjen nen Hymnin tone Kombetar.

Per te gjithe futbollistet e tjere me origjine shqiptare te cilet luajne me  ekipet e shteteve  te    ndryshme une personalisht respektoj nivelin e tyre cilesor dhe professional, ndersa persa I takon zgjedhjes,   gjithsecili,  te shprehur apo te mbyllur,  NDJENJEN  KOMBETARE  e mban ne gjykimin e  ndergjegjes  se vet. Mbetem brenda idese se askush nuk mund te demtoje kombetaren e tij.  

Ata qe duan te bejne “kapital” , plotesojne interesa, shpifin, shajne, fyejne, denigrojne,  grabisin  ose  shesin mend  nen  petkun e patriotizmit  mbeten te gabuar, jetojne me turp e perfundojne  ne harresen e degraduar.

 

Presidenti I FSHF-se

   Armand  DUKA