Duka: Ndryshim por duhet pune - FSHF

Duka: Ndryshim por duhet pune

Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit zoti Armand Duka ka qene teresisht i angazhuar prane skuadres perfaqesuese per ndeshjen miqesore me Gjeorgjine ne Tbillisi.

Suporti i tij per trajnerin De Biasi dhe futbollistet e thirrur ne Kombetare keto dite ka qene i plote dhe ne vemendje te vecante.

Menjehere pas ndeshjes ai ka deklaruar se” ndjehet nje ndryshim ne radhet dhe drejtimin e kuqezinjve por qe natyrisht duhet bere ende shume pune per te arritur atje ku jane objektivat reale te futbollit shqiptar ne ballafaqimin me Kombetaren.

Komentet e tij te para per miqesoren Gjeorgji – Shqiperi 2-1 kane qene teresisht pozitive per pjesen e pare duke vecuar deshiren dhe organizimin e skuadres, nderkohe qe per pjesn e dyte presidenti Duka ka nenvizuar disa mangesi te cilat kane ardhur edhe si rezultat i mungeses se eksperiences tek disa futbolliste. Per te rinjte e aktivizuar per here te pare ai ka theksuar se” performanca e pare eshte pozitive gjithnje duke i lene te hapura ritmet e medha te punes dhe pergjegjesite qe jane perpara tyre per te ardhmen”.

“Per trajnerin De Biasi vleresimi ne teresi qe me  grumbulimin e deri tek mbarimi i ndeshjes eshte pozitiv dhe me shpresen e optimizmin e nje te ardhme me te mire. Harmonia, krijimi i grupit, qartesia ne pjesen tekniko – taktike dhe komunikimi profesional mbeten armet me te forta te De Biasit” eshte shprehur Presidenti  i FSHF-se Armand Duka.