Ne prani te mijera sportdashesve korcare te cilet kishin mbushur tej e tej stadiumin e tyre , Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit zoti Armand Duka ka dorezuar medaljet e arta dhe Kupen e Kampionit Kombetar per Kategorine Superiore, Kapitenit te Skederbeut Bledi Shkembi.
Atmosfera festive me nota fantastike ka pushtuar mbremjen 13 majit qytetin e Korces. Futbollistet e ekipit te tyre te zemres “Skenderbeu” per te dytin vit radhazi kane fituar trofeun me te rendesishem te futbollit shqiptar duke treguar se jane skuadra me e pergatitur ne vendin tone.
Presidenti Agim Zeqo u eshte drejtuar sportdashesve kuqebardh se te gjithe bashke e mbajtem fjalen per ta risjelle Kupen e “Madhe” ne Korce tani te shohim perpara per tituj te tjere dhe ecuri ne Kupen e Kampioneve.