Drejtuesit më të lartë të FSHF-së, marrin pjesë në ceremoninë e 80-vjetorit të Panajot Pano - FSHF

Drejtuesit më të lartë të FSHF-së, marrin pjesë në ceremoninë e 80-vjetorit të Panajot Pano

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Zv.Presidenti Edvin Libohova, Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Abdyl Kuriu, kanë marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga klubi i futbollit Partizani në kujtim të 80-vjetorit të legjendës së Partizanit dhe ekipit kombëtar, Panajot Pano.

Presidenti Duka në fjalën e tij theksoi:- “7 marsi 1939 ditë me fat për futbollin shqiptar. Ai ishte talent dhe u rrit duke u bërë futbollist i madh. Të rinjtë e Partizanit duhet ta shohin Panajot Panon që të marrin shembull dhe të sjellin sa më shumë njerëz në fushë. Unë mundohem të ndjek shembullin e tij. E kam njohur në vitet e fundit të tij dhe jam me fat që e njoha.”