“DREJTORI SPORTIV”, KURSI MË I RI QË NISI SOT NË FSHF, PËR DREJTORËT E KLUBEVE - FSHF

“DREJTORI SPORTIV”, KURSI MË I RI QË NISI SOT NË FSHF, PËR DREJTORËT E KLUBEVE

FSHF nisi sot kursin e “Drejtorit Sportiv”. Në ambjentet e FSHF-së, jo pak drejtues aktualë klubesh kanë nisur nën kurimin e Sektorit të Edukimit pranë FSHF-së edhe kursin e radhës për Drejtorët Sportivë, kurs që do të zgjasë deri në datë 16 dhjetor. Si fillim në këtë ditë të parë të kursit, rregullorja e tij u është prezantuar të gjithë pjesëmarrësve nga shefi i sektorit Astrit Maçi, teksa më pas është kaluar tek pjesa e liçensimit të futbollistit, apo edhe liçensat ndërkombëtare. Ditët e kursit për Drejtorët Sportivë do të jenë të ndara sipas një program pune me dy raunde leksionesh dhe referimesh. Dita e nesërme do të përkoj me teknikat e bilancit administrativë, ku për një kohë të konsiderueshme të gjithë kursantët do të ndalen gjatë, ndërkohë që në pjesën e dytë do shikohet Liçensa e UEFA-s, Rregulli Publik, Organizimi i Stadiumeve, apo edhe Liçensimi i Klubeve në kompeticionet e FSHF-së dhe të UEFA-s. Ja edhe disa nga temat që do të referohen në këtë kurs për Drejtorët Sportivë që nisi sot në FSHF:

1.Administrimi i Burimeve Njerëzore
2.Principet e Komunikimit
3.Kriteret për Përzgjedhjen
4.Principet e Sociologjisë dhe Sociologjia për Futbollin
5.Marketingu dhe e Drejta TV
6.Rregullorja e Lojës dhe Kolegjiumet e Arbitrave
7.Teknika e Tratativës
8.Analizat e një Ndeshje Futbolli
9.Organizimi i Sektorit të të Rinjve
10.Evoluimi i Futbollit Profesionist në Europë
11.Fluksi i Emigrimit të Futbollistëve
12.Administrimit i Websitit
13.Organizimi i Sallës së Shtypit
14.Organizimi i Institucionit të Futbollit
15.Organizimi i Ligave

 


Duke kontrolluar karten...