Djemtë e Kombëtares në këmbë për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti!

Tërmeti shkatërrimtar që goditi Shqipërinë ditën e djeshme ka prekur dhe lënduar shpirtrat e të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Përveç nismës së shpallur nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, për rindërtimin e tre shtëpive të shkatërruara, skuadra Kombëtare ka filluar fushatën për mbledhjen e fondeve për të dëmtuarit e kësaj fatkeqsie, për të ndihmuar sa më shumë familje, duke ju përgjigjur thirrjes së Presidentit Duka për një fushatë të gjerë ndihme kombëtare e ndërkombëtare.

Në rrjetet sociale të gjithë lojtarët kanë shpërndarë thirrjen e tyre, ku të gjithë shqiptarët mund të japin kontributin e tyre. “Ne, djemtë e ekipit Kombëtar shqiptar kemi ndërmarrë nismën për të kontribuar financiarisht për të prekurit nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Shqipërinë. Ftojmë të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen të kontribuojnë në llogarinë e hapur nga grupi. Ne jemi një skuadër e pandarë dhe sëbashku do ti kalojmë këto momente të vështira për vendin tonë”, shkruajnë djemtë kuqezi në faqet e tyre, ku publikojnë dhe të dhënat ku secili mund të japë kontributin.

Ftojmë të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen të kontribuojnë në llogarinë bankare:

      Monedha: LEK

Union Bank     Swift Code UNALALTR

IBAN: AL79214111060117141628020118

      Monedha: EUR

Union Bank     Swift Code UNALALTR

IBAN: AL73214111060117141628020129

       Monedha: USD

Union Bank     Swift Code UNALALTR

IBAN: AL67214111060117141628020140