Dita e trete e Turneut Miqesor Uefa - FSHF

Dita e trete e Turneut Miqesor Uefa

Në ditën e tretë, kryesuesja e përkohëshme e tij, Luksemburgu, kishte pushim, por luajti Shqipëria, e cila mendohet si pretendente për fitoren e Turneut te Zvillimit U-16, te organizuar nga UEFA. U luajtën dy ndeshje. Ne te paren zhvilluar ne Kompleksin “Tropikal”, ne Durres, Shqipëria mundi pastër 2-0 Lihtenshtejnin. Ekipi shqiptar, i drejtuar nga Ilir Biturku ishte superior, në të gjitha drejtimet. Rezultati i ndeshjes u fiksua që në pjesën e parë, nga kuqezinjtë U-16. Golat u shënuan nga Hebaj dhe Brahimaj.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në “Niko Dovana”, Gibraltari dhe San Marino, e mbyllën ndeshjen me barazimin pa gola 0-0. Ndeshja ishte shumë e ekuilibruar. Pas përfundimit të ndeshjes, për hetë të parë në këtë turne u gjuajtën penallti, sipas rregullores së turneut. San Marino fitoi 5-3 dhe doli me dy pikë nga kjo ndeshje, ndërsa Gibraltari me një pikë.
Të enjten, në ditën e parafundit të Turneut, ndeshja kryesore do të zhvillohet në kompleksin “Tropikal” me Shqipërisë dhe Luksemburgut, që kanë nga dy fitore, deri më tani. Ndërsa në “Niko Dovana”, do të  luajë Gibraltari kundër Lihtenshtejnit.
 
Renditja:
 
1. Luksemburg 2 2 0 0 7-0 6
2. Shqiperia 2 2 0 0 4-0 6
3. Lihtenshtejn 2 1 0 2 1-5 3
4. San Marino 2 0 1 2 0-3 2
5. Gibraltar 1 0 1 1 0-4 1