Dhuro për Shqipërinë! - FSHF

Dhuro për Shqipërinë!

Federata Shqiptare e Futbollit, vijon fushatën sensibilizuese dhe solidarizuese për familjet e prekura nga tërmeti që goditi vendin tonë.

Në bashkëpunim me Sektorin e Garave pranë FSHF-së, përmes komunikimit me secilën ligë futbollistike, ka pasuar sot, me fushatën #Dhuro për Shqipërinë.

Në 3 përballjet e Kategorisë Superiore, futbollistët kanë veshur një bluzë me moton “Dhuro për Shqipërinë”. Ata kanë mbajtur të gjithë një shirit të zi në krah dhe sigurisht 1 minutë heshtje, në respekt të qytetarëve tanë që humbën jetën. Në Kategorinë e Parë, gjithashtu përmes një minutë heshtjeje dhe një baneri, skuadrat përkatëse kanë treguar angazhimin e tyre në këtë nismë. Një minutë heshtje kanë mbajtur edhe kampionati i femrave dhe i të gjitha kategorive të tjera në vendin tonë, si ligat profesioniste dhe ato amatore të futbollit të moshave.

Pas ceremonisë bluzat e kësaj fushate, u janë dhuruar sportdashësve në stadiume.

FSHF, sikundër ka filluar më herët, me nismën e Presidentit Duka, ekipit kombëtar dhe administratës së federatës, do të vazhdojë të jetë pranë familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore.