Dëmtohet Ylber Ramadani, do të mungojë në dy ndeshjet e rradhës së kombëtares - FSHF

Dëmtohet Ylber Ramadani, do të mungojë në dy ndeshjet e rradhës së kombëtares

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani është dëmtuar në dorë dhe për këtë arsye nuk do të jetë në shërbim të trajnerit Christian Panucci për dy ndeshjet e rradhës së kombëtares me Skocinë e vlefshme për UEFA Nations League në datë 17 nëntor ora 20:45, e cila do të luhet në stadiumin “Loro Borici” dhe në ndeshjen miqësore ndaj Uellsit më datë 20 nëntor ora 20:00 në “Elbasan Arena”. Kujtojmë që Ramadani aktivizohet në rradhët e ekipit Vejle Boldklub në Danimarkë.