Deklarata e FIFA-s pas vendimit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë në lidhje me Super Ligën - FSHF

Deklarata e FIFA-s pas vendimit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë në lidhje me Super Ligën

FIFA është njohur sot me vendimin e marrë nga Gjykata Europiane e Drejtësisë në lidhje me kompaninë evropiane Super Liga.

FIFA do të analizojë vendimin në koordinim me UEFA-n, konfederatat e tjera dhe federatat anëtare përpara se të bëjë komente të mëtejshme.

Në përputhje me statutet e saj, FIFA beson fuqishëm në natyrën specifike të sportit, duke përfshirë strukturën piramidale – që ka në thelb meritat sportive – dhe parimet e ekuilibrit konkurrues dhe solidaritetit financiar.

Futbolli i detyrohet historisë së gjatë dhe të suksesshme parimeve të lartpërmendura, të cilat FIFA, konfederatat dhe federatat anëtare do të vazhdojnë t’i promovojnë në të ardhmen, në interes të të gjithë tifozëve të futbollit në mbarë botën.