Dede: “Jemi në rrugën e duhur” - FSHF

Dede: “Jemi në rrugën e duhur”

Trajneri i ekipit kombëtar U-19,  Nevil Dede ka dalë sot në konferencë për shtyp ku ka folur për miqësoren që do të zhvillojnë ndaj Maqedonisë së Veriut në datën 24 mars ora 15:00, stadiumi “Skëndërbeu” Korcë. Në fjalën e tij Dede theksoi: “Ekipet e moshave rinovohen cdo vit, kjo punë ka filluar në muajin dhjetor për të parë të gjithë lojtarët që duam të aktivizojmë tek Shqipëria, kemi parë Shqipërinë, vendet e rajonit deri në Angli, dua të theksoj se kjo listë që po zbardh sot nuk është përfundimtare, ne po mundohemi të marrim më të mirët. Ju e shikoni edhe numrin janë 26 futbollistë të grumbulluar është pak i madh realisht, por ne jemi në kushtet që ka lojtar shqiptarë të lindur në evropë që janë të dyzuar, në këto kushte jemi të detyruar ti afrojmë përpara kohe.

Të jem i sinqertë, interesimi është goxha i madh dhe qëllimi i punës tonë është furnizimi i ekipit kombëtar A, është një punë shumë e madhe nga stafi i Drejtorisë Teknike në FSHF. Në cdo moment në cdo javë ne si trajner jemi në vëzhgim të futbollistëve, shpresoj se jemi në rrugën e duhur. E mira nuk ka fund,  për të qenë të sinqertë,  ka ende lojtar që ne nuk i kemi parë, si Gjermani, Zvicër, apo vendet nordike. Unë mendoj se 60-70 % skuadra do jetë kjo që do të grumbullojmë kësaj rradhe por do të vazhdoj, është një proces që vazhdon, dhe më vjen mirë që ka interes shumë të madh. Të gjithë bashkëpunëtoret tanë, në vende të ndryshme po bëjnë një punë shumë të mirë në identifikimin e elementëve cilësorë. Ndihesh shumë komod kur ke lojtarë me kualitet dhe në skuadra të nivelit të lartë, kjo sjell komoditetin të zgjedhësh pastaj vjen vështirësia cili është i duhuri për të luajtur. Mund të jenë dy emra në klube shumë të mëdha dhe një i tretë në një klub mesatar por në momentin final, ai është më i mirë se ata, e thashë edhe njëherë, këta lojtarë janë për të ardhmen, është një proces që të gabojmë sa më pak. Sa i përket lojtarëve që luajnë këtu apo jashtë në rastin se kanë cilësi të barbarta është më i avantazhuar ai që luan në Shqipëri, në momentin që ai që vjen nga jashtë ka cilësi të mira që bëjnë diferencën do të marrim atë.

Qëllimi është të ushqejme kombëtaren A, për mua janë të gjithë njëlloj, por e mira është të jenë nga kampionati ynë. Unë gjykoj që lista jonë përfundimtare do të jetë ajo e nëntorit, ku do të luhet aktiviteti zyrtar. Ky është një proces që do mundohemi të grumbullojmë më të mirët, ai që punon edhe gabon, unë nuk mund të them që kam bërë më të mirën por mundohem të gaboj sa më pak. Lojtarët që kanë ardhur nga Anglia dhe që ju shikoni në listë, është punë që kemi bërë dhe ata janë treguar të gatshëm kanë ardhur dy herë në Shqipëri për grumbullimet që kemi pasur me U-19. Realisht klubet ku ata luajnë kanë vlera dhe kur kanë ardhur këtu që i kemi parë, kemi mbetur të kënaqur nga cilësitë e tyre. Po të shikoni shumica janë ditëlindja 2001 dhe diferenca me 1 vit është shumë ë madhe në këtë fazë. Duhet të them që kemi 40-50 lojtarë në vezhgim dhe nga këta kemi testuar 35, në prill do të kryejmë sërish seleksionime. Unë shpresoj që ku brez të vazhdoj me këtë dëshirë , mbi të gjitha për karrierën e tyre dhe pastaj për të kontribuar për ekipin kombëtar.

6-7 lojtarë janë nga koha e Erjon Bogdanit, vetëm kështu ne mund të vijojmë duke e mbështetur punën e njëri tjetrit do bëjmë më të mirën. Qëllimi është rritja dhe zhvillimi më tej i kampionatit shqiptar.”