De Biazi: Me Danimarkën duhet përqëndrim - FSHF

De Biazi: Me Danimarkën duhet përqëndrim

Trajneri i Kombëtares Shqiptare Xhani  De Biazi, ka dalë dje në konferencë për shtyp, në lidhje me dy ndeshjet zyrtare që Shqipëria do të zhvillojë në kuadrin e Eliminatoreve të Kampionatit Europian Francë 2016. Shpallja e listës së të ftuarve, për ndeshjet kundër Danimarkës në “Elbasan Arena” më 11 tetor dhe Serbisë në Beograd më 14 tetor, programi stërvitor dhe objektivat për takimin me Danimarkën, kanë qenë në qendër të bashkëbisedimit të trajnerit me mediat. “Do të përqëndrohemi tek ndeshja me Danimarkën dhe s’do të flasim për atë me Serbinë. Sigurisht, që është një ndeshje e vështirë, ndaj një kundërshtari  që sidomos në transfertë, është i gatshëm të të godasë. Luan shpejt dhe është shumë i përgatitur fizikisht. Ne jemi të ndërgjegjshëm për këtë. Do të na duhet shumë përqëndrim dhe luftë e fortë, për ti mbajtur ata sa më larg zonës tonë. Nuk ka ndeshje që të mos hyjmë për fitore, pavarësisht nga rrjedha e lojës”-është shprehur trajneri De Biazi.

Më pas, ai ka shpallur edhe listën me 27 të ftuar për këto dy takime. Ja lojtarët që do të jenë nën urdhrat e trajnerit Xhani De Biazi:

Nr

Emer/Mbiemer

Pozicioni

1

Bekim Balaj

Sulmues

2

Etrit Berisha

Portier

3

Lorik Cana

Mbrojtes

4

Elseid Hysaj

Mbrojtes

5

Ergys Kace

Mesfushor

6

Orgest Shehi

Portier

7

Ermir Lenjani

Mbrojtes

8

Taulant Xhaka

Mbrojtes

9

Alban Meha

Mesfushor

10

Debatik Curri

Mbrojtes

11

Amir Abrashi

Mesfushor

12

Ervin Bulku

Mesfushor

13

Burim Kukeli

Mesfushor

14

Emiljano Vila

Mesfushor

15

Shkelzen Gashi

Sulmues

16

Sokol Cikalleshi

Sulmues

17

Hamdi Salihi

Sulmues

18

Armando Vajushi

Sulmues

19

Amir Rrahmani

Mbrojtes

20

Valdet Rama

Mesfushor

21

Herolind Shala

Mesfushor

22

Andi Lila

Mbrojtes

23

Mergim Mavraj

Mbrojtes

24

Ansi Agolli

Mbrojtes

25

Alban Hoxha

Portier

26

Edmond Kapllani

Sulmues

27

Odise Roshi

Mesfushor