Ditën e mërkurë, nesër me datë 24 janar 2018, sallën e Muzeumit kombëtar do ta vizitojë edhe ish-trajneri i përfaqesueses kuqezi Gianni De Biasi, për të ndekur nga afër ekspozitën e albumit të “EURO 2016”.
Ekspozita sic edhe është njoftuar është e hapur deri nesër në mbrëmje, ku do keni mundësi të shikoni nga afër një galeri të përzgjedhur fotografish, shoqëruar me fanellat e kombëtares dhe copeza videoje nga momentet magjike të eventit më të madh që kemi marrë pjesë si shtet ne arenën Evropiane.
Mister De Biasi do të jetë në sallën e Muzeumit në orën 09:45.

















