De Biasi medias: Me Gjeorgjine takim i rendesishem - FSHF

De Biasi medias: Me Gjeorgjine takim i rendesishem

Ne ambjentet e Federates Shqiptare te Futbollit trajneri i kuqezinjve tane Gianni De Biasi ka dhene nje konference per shtyp ne prag te ndeshjes miqesore me Gjeorgjine e cila do te zahvillohet me date 6 shkurt ora 19.00 ne stadiumin Kombetar “Qemalm Stafa”. De Biasi i ka treguar gazetareve te interesuar se ndeshja miqesore me Gjeorgjine eshte shume e rendesishme sepse eshte e para per vitin 2013 dhe perben nje prove te mire ku lojtaret e njohur dhe te rinjte e grumbulluar kane mundesi te tregojne vlerat e tyre te verteta per tu bere pjese e Kombetares edhe ne ndeshjen zyrtare me Norvegjine e cila eshte me 22 mars 2013.

 De Biasi e vleresoi kundershtarin ne kete ndeshje duke theksuar se Gjeorgjia ka nje futboll te forte, atletik dhe me ritem te mire. Shqetesimi i  trajnerit italian ishte per nje sherim me te shpejte te futbollisteve te semure si Mavraj, Dallku e Meha.