Ceremonia: Borova, merr stemën e FIFA-s - FSHF

Ceremonia: Borova, merr stemën e FIFA-s

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit Ilir Shulku dhe presidenti i Shoqatës së Arbitrave Shqiptarë të Futbollit, Tahir Kastrati i kanë dorëzuar në një ceremoni të thjeshtë dhe krejtësisht të veçantë, stemën e asistentes së FIFA-s, gjyqtares së kolegjiumit të Shkodrës Fatjona Borova.

“Është hera e parë, që një arbitre shqiptare merr stemën dhe bëhet asistente e FIFA-s. Ky është një moment i veçantë jo vetëm për ty por për të gjithë futbollin shqiptar dhe për këtë ne jemi të gjithë të  lumtur prandaj menduam ta dedikonim vetëm për ty këtë ceremoni. Ne si institucion, kemi mbështetur dhe do të vazhdojmë të mbështesim aktivizimin e gjyqtareve femra në futbollin shqiptar”- tha mes të tjerave Sekretari i Përgjithsëm i FSHF, Ilir Shulku, duke i dorëzuar asaj stemën e FIFA-s. Asistentja e FIFA-s Borova, falenderoi FSHF, sektorin e arbitrimit dhe Shoqatën e Arbitarve Shqiptarë të Futbollit për mbështetjen dhe inkurajimin e vazhdueshëm. “Ka qenë kjo mbështetje dhe ky inkurajim që më kanë nxitur për të ecur përpara”-u shpreh në takim, asisentja më e re e FIFA-s, Fatjona Borova.

Pëpara disa ditësh u dorëzuan edhe stemat për 3 gjyqtarë kryesorë të FIFA-s, që edhe për këtë vit do të jenë Lorenc Jemini, Bardhyl Pashaj dhe Enea Jorgji. Dhe për asistentët të FIFA-s Redi Avdo, Ermal Barushi, Ridigerd Çokaj, Denis Rexha, Ergin Doda dhe Ilir Tartari.