"Cappy Cup" në të gjithë Shqipërinë, marrin pjesë 2000 vajza dhe djem - FSHF

“Cappy Cup” në të gjithë Shqipërinë, marrin pjesë 2000 vajza dhe djem

Ka filluar këtë javë Kampionati i shkollave 9 vjeçare, Kupa “Cappy Cup”, ku marrin pjesë vajzat dhe djemtë. Federata Shqiptare e Futbollit dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit, kanë mbështetur iniciativën e kompanisë “Coca – Cola”, për përhapjen dhe masivizimin e futbollit nëpër shkolla. Ky kampionat, që organizohet nga Zyrat Rajonale të FSHF në Fier, Durrës, Korçë, Elbasan, Tiranë dhe Shkodër, vazhdon të ndiqet me një interesim të madh, ashtu si edhe në vitet e shkuara, edhe se këtë vit vjen me një emër të ri.

Tashmë kampionati i futbollit të shkollave 9-vjeçare, është një realitet që fëmijët e prekin përditë. Ky organizim, ka mbyllur me sukses javën e parë dhe ka hyrë në javën e dytë dhe tashmë po përvijohen edhe ekipet pretendente, duke e bërë tepër tërheqëse luftën sportive. Ajo, që të bën përshtypje është fakti se ndeshjet ndiqen nga bashkëmoshatarët e lojtarëve në fushë, duke e bërë edhe më të bukur garën.

“Cappy Cup” ka në vëmendje të politikave të saj, vlerat edukuese, që ofron sporti në tërësi dhe jetesën e shëndetshme. Ky kompeticion është masiv për nga pjesëmarrja, duke parë se janë regjistruar plot 2000 fëmijë, djem e vajza. Fituesit Rajonalë, do të garojnë ndërmjet tyre në finalet e mëdha ku dhe do të shpallen kampionët kombëtar. “Cappy Cup” është një pasuri sportive për çdo shkollë që merr pjesë dhe që e e ka bërë traditë tashmë ndër vite (më parë përmes Kupës “Coca Cola”).