Brazil 2014 Shqiperi - Slloveni 1-0 - FSHF

Brazil 2014 Shqiperi – Slloveni 1-0

Shqiperia ka fituar perballe Sllovenise me rezultatin 1-0 ne kuader te takimeve Eliminatore per Kampionatin Boteror Brazil 2014.

Goli i vetem i ndeshjes eshte shenuar nga Odise Roshi ne minuten e 36 te ndeshjes pas nje gjuajtje brenda zones se portjerit slloven Andanovic.

Ne pergjithesi skuadra kuqezi nen drejtimin e trajnerit De Biasi ka zhvilluar nje loje me nivel te kenaqshem duke u paraqitur disa here prane shenimit te golit me Sadikun e Canin ne pjesen e pare dhe me Roshin e Saliajn ne pjesen e dyte. Performance interesante ka bere edhe portjeri Etrit Berisha i cili ndonese ne takimin e pare zyrtar me fanellen e Shqiperise ka reflektuar siguri ne radhet e skuadres tone perfaqesuese.

Me kete fitore Shqiperia arrin ne kuoten e 6 pikeve ne 4 ndeshje te zhvilluara.

Per Grupin tone Eliminator u arriten keto rezultate 

Islande – Zvicer 0-2

Qipro – Norvegji 1-3