Botërori për femra/ Grima shpall listën për ndeshjet me Norvegjinë dhe Kosovën - FSHF

Botërori për femra/ Grima shpall listën për ndeshjet me Norvegjinë dhe Kosovën

Kombëtarja shqiptare e femrave do të rikthehet në fushë për të luajtur dy ndeshjet e fundit për këtë vit, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Australi – Zelandë e Re 2023”.

Shqipëria do të luajë fillimisht kundër Norvegjisë, më 25 nëntor ndërsa më 30 nëntor, kombëtarja e femrave do të luajë kundër Kosovës.

Në kuadër të këtyre dy sfidave, trajneri Grima ka bërë publike ditën e sotme edhe listën me 22 futbollistet e grumbulluara. 16 prej këtyre lojtareve janë pjesë e klubeve në kampionatin shqiptar, teksa 6 të tjerat aktivizohen në Kosovë dhe në klube të huaja si Como, Basel dhe Klepp.

Skuadra do të nisë nga e diela grumbullimin në Durrës, teksa sfida e parë ndaj Norvegjisë, që është edhe kryesuesja e grupit do të luhet në shtëpi më 25 nëntor në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:10, ndërsa ndeshja e dytë është në transfertë ndaj Kosovës, më 30 nëntor, ora 16:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kombëtarja e femrave renditet aktualisht në vendin e katërt në grupin F, pasi ka marrë një fitore historike kundër Armenisë, teksa e mundi me shifrat 5-0, një barazim me Kosovën dhe dy humbje me Poloninë dhe Belgjikën.

Më poshtë dhe lista e futbollisteve të grumbulluara nga Armir Grima: