Botërori i Futsallës/ Shqipëria humbet ndaj Rumanisë në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë eliminator - FSHF

Botërori i Futsallës/ Shqipëria humbet ndaj Rumanisë në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë eliminator

Shqipëria e Futsallës, e drejtuar nga trajneri Erind Resuli, ka zhvilluar mbrëmjen e sotme, ndeshjen e dytë kualifikuese ndaj vendasve të Rumanisë, e vlefshme për raundin e dytë eliminator të Botërorit të Futsallës. Ndeshja e zhvilluar sonte në mbrëmje në orën 19:00, në pallatin e sportit “Multisport Hall-Piatra Neamt” Rumani, përfundoi me rezultatin Rumani 3-1 Shqipëri.

Pjesa e parë ka folur për Rumunët, të cilët shënuan në minutën e 2, 13 dhe 20. Shqipëria golin e vetëm e shënoi me anë të Brahimit ’30. Përfaqësuesja jonë në Futsall do të luaj ndeshjen e fundit ndaj Hollandës më datë 26 tetor ora 15:30.