Botërori i Futsallës/ Shqipëri 4-4 Hollandë - FSHF

Botërori i Futsallës/ Shqipëri 4-4 Hollandë

Shqipëria e Futsallës e drejtuar nga trajneri Erind Resuli, e ka mbyllur me barazim raundin e dytë eliminator të Botërorit të Futsallës, që po zhvillohet në Rumani, Shqipëri 4-4 Hollandë.

Pjesa e parë e ndeshjes së sotme në pallatin e sportit “Multisport Hall – Piatra Neamt” Rumani, përfundoi 0-3. Në pjesën e dytë sërish Hollanda gjen golin e para duke shënuar të katërtin, e më pas ka ardhur dhe reagimi i kuqezinjve, të cilët kanë shënuar me anë të Alimit, Kaca, Alibegu dhe Mejzini, përkatësisht në minutën e 25,30,39 dhe 40.
Kuqezinjtë ishin pjesë e grupit 5, sëbashku me Kazakistanin, Rumaninë dhe Hollandën.

Rezultatet e përfaqësueses sonë në këtë raund kualifikues:

23 tetor/ Kazakistan 4-0 Shqipëri
24 tetor/ Rumani 3-1 Shqipëri
26 tetor/ Shqipëri 4-4 Hollandë