Trajneri i kombëtares shqiptare U-19, Erjon Bogdani, ka publikuar sot listën e futbollistëve të grumbulluar në kuadër të përgatitjeve që do të zhvillohen për kualifikueset e Kampionatit Europian. U-19 2018 të cilat do të luhen në muajin tetor.
Lista përbëhet kryesisht me futbollistë që aktivizohen në klubet shqiptare të cilët do të vëzhgohen nga afër dhe do të kenë mundësinë të bindin trajnerin se e meritojnë një vend në listën përfundimtare të të grumbulluarve për kualifikueset.
Ekipi do te grumbullohet ne ambjentet e Tripokal Resort ne Durres, nga ku do te zhvillojne edhe dy miqesore. I pyetur ne lidhje me emrat e rinj, Bogdani u shpreh se ka besim per ecurine dhe zhvillimin e metejshem te ekipit.
Nese futbollistet e shohin me shume si nje trampoline U-19, Bogdani u shpreh se Jo, pasi sipas tij duhet te shikohen te studiohen e me pas te percaktohen, se fundja nese jane ne nivelin e duhur mund te jene nje dite edhe pjese e Kombetares A.
Te grumbulluarit per kete stage jane si me poshte:

















