BASHF organizon festën e fundvitit, vlerësohen më të mirët - FSHF

BASHF organizon festën e fundvitit, vlerësohen më të mirët

Shoqata e Arbitrave Shqiptarë (BASHF) ka organizuar pasditen e sotme, në praninë e arbitrave, një kokteil në bashkëpunim me Komitetin e Arbitrimit me rastin e festave të fundvitit. Në këtë organizimin ishte i pranishëm Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku dhe Presidenti i BASHF, Tahir Kastrati.

Kjo shoqatë, ka shpërndarë disa çmime për arbitrat dhe asistentët më të dalluar për vitin që po lëmë pas, vitin 2018.
Arbitri më i mirë: Enea Jorgji
Asistenti më i mirë: Rejdi Avdo
Arbitrja më e mirë: Emanuela Rusta
Arbitri perspektivës: Olsi Yzeiraj
Asistenti perspektivës: Uran Kora
Aktiviteti përmbyllës i sektorit të gjykimit u zhvillua në hotel “Diplomat 2”, Tiranë.