BASHF dënon dhunën ndaj gjyqtarit Hamiti - FSHF

BASHF dënon dhunën ndaj gjyqtarit Hamiti

Bashkimi Arbitrave Shqiptar të Futbollit dënon me forcë dhunën e ushtruar ndaj arbitrit Eldorjan Hamiti në ndeshjen Kamza-Laçi, dhunë e cila është e përsëritur dhe vjen si rrjedhojë e veprimeve dhe mos veprimeve nga Policia e Shtetit në stadiumet e Shqipërisë.

Për fat të keq, ne vëmë re në mënyrë të përsëritur se nuk ka anjë reagim ligjor nga asnjë organ qe merret me rendin në Shqipëri, aq sa kjo të bën të mendosh se Policia bëhet partnere me krimin. Ngjarjet e javës së parë në Korçë ishin të rënda. Nuk u shoqërua askush. Javën e kaluar në ndeshjen Partizani -Flamurtari u dhunua zyrtari i klubit Flamurtari në sy të gjithë opinionit publik. Përsëri heshtje. Po e njëjta gjë do të ndodhë edhe me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Kamëz ku u godit gjyqtari ndeshjes. Të duket sikur Policia e Shtetit është kthyer në Polici private. Pas derbit pamë forcat speciale që bënin show në stadium, ndërkohë që kushdo hynte në fushën e lojës pa anjë leje dhe pa u ndëshkuar e shoqëruar. Kjo është bërë realisht e frikshme, ndërsa të pandëshkuarit nga ligji bëjnë çfarë duan dhe nuk ndëshkohen. E gjitha kjo ndodh ndërkohë që policia është e gatshme të jetë kudo për interesa klienteliste. Ajo mungon vetëm kur duhet dhe kur kërcënohet jeta e gjyqtareve apo e protagonistëve të tjerë të lojës së futbollit. Duket sikur me dashje ajo kërkon ta shkatërrojë futbollin në Shqipëri.

Të shqetësuar, të kërcënuar dhe të pambrojtur në çdo ndeshje kudo nëpër Shqipëri ne kërkojmë urgjentisht rikthimin e Policisë në stadiume për të shmangur përsëritjen e ngjarjeve të tilla kaq të rënda. Video e ngjarjes!