Asistencë klubeve: Ja kur nis kursi i përgatitësit atletik - FSHF

Asistencë klubeve: Ja kur nis kursi i përgatitësit atletik

Ditën e sotme në ambientet e “Air Albania Stadium”, FSHF ka organizuar një takim mbi zhvillimin e profilit të përgatitësve atletikë në nivel kombëtar.

Të pranishëm në këtë tryezë të rëndësishme për futbollin shqiptar ishin trajneri i përfaqësueses A, Edoardo Reja së bashku me stafin e tij teknik, Përgjegjësi i Përgatitësve Atletik në FSHF, Luigi Febbrari, shefat e klubeve të Kategorisë Superiore & Kategorisë së Parë, si edhe përgatitësit atletik të klubeve përkatëse.

Sipas rregullores së re të miratuar nga FSHF, në çdo skuadër futbolli do të ketë një përgatitës atletik në stafin e një skuadre por edhe në stolin e saj teknik.

Kursi i radhës për licencën e përgatitësit atletik do të zhvillohet në muajin tetor 2020 (5-26 tetor), ku krahas lektorit Iris Selimi, do të marrë pjesë Luigi Febbrari së bashku me specialistët nga shkolla e trajnerëve të Italisë, “Coverciano”.