Asambleja e Përgjithshme 2020, njihuni me pikat e rendit të ditës që u miratuan - FSHF

Asambleja e Përgjithshme 2020, njihuni me pikat e rendit të ditës që u miratuan

Sot më 11 maj u zhvillua Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme 2020, ku prej situatës së jashtëzakonshme të krijuar nga pandemia COVID-19, u zhvillua online përmes video-konferencës në platformën e Microsoft-Teams. Asambleja e Përgjithshme është organi më i lartë legjislativ i Federatës Shqiptare të Futbollit. Në bazë të statutit të miratuar nga anëtarët, asambleja thirret për zhvillimin e punimeve, një herë në vit. Në të marrin pjesë të gjithë anëtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit. Sipas rendit të ditës së botuar në raportin vjetor që i është dërguar të gjithë anëtarësisë, janë miratuar vendime të rëndësishme brenda kompetencave të asamblesë së pergjithshme. Disa nga çështjet që u diskutuan në asamble lidhen me zgjedhjen e anëtarëve të komisionit të verifikimit të Asamblesë;

-Miratimin e Raportit të Presidentit mbi aktivitetin e Komitetit Ekzekutiv;
-Ndryshimin e statusit të disa anëtarëve që nuk marrin pjesë në aktivitetet e FSHF;
-Aprovimi i pasqyrës së llogarive për vitin e kaluar;
-Aprovimi i buxhetit për vitin financiar 2020;
-Miratimi i Rregullores së re të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve dhe zgjatjen e përkohshme të mandatit të anëtarëve të Komisionit të Etikës deri në asamblenë e radhës.
-Pranimi i KF Devolli si anëtar me të drejta të plota i FSHF-së.