"ARENA KOMBËTARE", VOLUM I MADH PUNIMESH NË IMPIANTIN MODERN! - FSHF

“ARENA KOMBËTARE”, VOLUM I MADH PUNIMESH NË IMPIANTIN MODERN!

“ARENA KOMBËTARE” është një nga veprat më madhore sportive (më e madhja në të gjithë historinë e infrastrukturës sportive të vendit) e cila po ngrihet dita-ditës me një ritëm punimesh tepër voluminoz. FSHF po ndjek vazhdimisht ecurinë dhe situacionin në kantier, në të cilin aktualisht në sektorë të vecantë puna ka kaluar rreth 60% të planit, kryesisht te karabinaja. Sipas të dhënave më të fundit teknike, mësohet se punimet në të gjithë hapësirën betonarme dhe konstruksioneve metalike (karabinasë) është në këtë përqindje. Përpos punimeve aty, fazat intensive për ngritjen e impiantit të ri kalojnë edhe nëpërmjet përgatitjes së materialeve në sektorë dhe kantiere të ndryshme jashtë stadiumit. Pikërisht në këto vende po ndërtohen aktualisht edhe shkallët e tribunave, por edhe pjesa e mbulesës së plotë. Kanë përfunduar thuajse punimet për pjesën e nëntokës së stadiumit të ri, teksa inxhinierët shprehen se, vetëm pas përfundimit të instalim-montimit të mbulesës së impiantit të ri, atëherë do të nisin punimet edhe për fushën.
“Arena Kombëtare” pritet të jetë një vepër e jashtëzakonshme sportive për futbollin shqiptar.