Apolonia – Vllaznia, të premten në "Elbasan Arena" luhet finalja e madhe - FSHF

Apolonia – Vllaznia, të premten në “Elbasan Arena” luhet finalja e madhe

Apolonia dhe Vllaznia do të diskutojnë mes tyre Kupën e Shqipërisë për femra, trofeun e dytë për nga rëndësia në futbollin shqiptar të femrave.

Ndeshja finale do të zhvillohet ditën e premte, në orën 13:00, në stadiumin “Elbasan Arena” dhe hyrja do të jetë falas për të gjithë sportdashësit. Ky është edicioni i dhjetë i këtij kompeticioni që vit pas viti po shënon rritje të ndjeshme, ashtu si i gjithë futbolli i femrave në Shqipëri. Apolonia e Fierit luan finalen e dytë në histori, ku përsëri gjen në finale Vllazninë që e ka mundur 2 vite më parë. Vllaznia e Shkodrës është ekipi më i sukseshëm në këtë kompeticion, duke arritur ta fitojë 5 herë rradhazi trofeun.

Edicionin e parë të Kupës së Shqipërisë për femra e ka fituar Tirana. Juban Danja dy herë, Ada e Velipojës një herë dhe trofetë e tjera i ka fituar Vllaznia.