Akreditimi i mediave për ndeshjen eliminatore Shqipëri-Moldavi - FSHF

Akreditimi i mediave për ndeshjen eliminatore Shqipëri-Moldavi

Sektori i Marrëdhënieve me Publikun në Federatën Shqiptare të Futbollit ka hapur ditën e sotme procesin e akreditimit të mediave për ndeshjen Shqipëri-Moldavi.

Ndeshja e katërt eliminatore për Euro 2020, do të zhvillohet në datë 11 Qershor 2019, ora 20:45, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Procesi i akreditimit fillon sot më datë 15 Maj dhe mbyllet më datë 30 Maj.

Akreditimin mund ta kryeni në këtë link: https://fshf.org/akreditimi/