Akreditimi i Medias për ndeshjen e UNL, Shqipëri-Lituani - FSHF

Akreditimi i Medias për ndeshjen e UNL, Shqipëri-Lituani

Federata Shqiptare e Futbollit, njofton se ka filluar zyrtarisht aplikimi online për akreditimin e medias që do të përzgjidhet për të qenë e pranishme në ndeshjen e vlefshme për UEFA Nations League midis Shqipërisë dhe Lituanisë.

Kjo sfidë e kombëtares sonë do të luhet në stadiumin “Air Albania” më 7 shtator ora 20:45. Gjithashtu Drejtoria e Marëdhënieve me Publikun, duke iu përmbajtur protokolleve të UEFA-s, cilëson se për shkak të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, pjesëmarrja e medias në këtë event të rëndësishëm do të jetë e kufizuar dhe e limituar.

Aplikimi kryhet në këtë link: Shqipëri-Lituani.