Akademia Junior Vlora, fiton turneun “Dita e Verës” në Elbasan - FSHF

Akademia Junior Vlora, fiton turneun “Dita e Verës” në Elbasan

Federata Shqiptare e Futbollit përmes Zyrës së Elbasanit, ka organizuar turneun “Dita e Verës”, zhvilluar në kompleksin sportiv “Pepa”. Organizatorët e FSHF Zyra Elbasan dhe Shoqata Sportive Pepa, kishin marrë të gjitha masat e duhura për të krijuar një ambjent festiv për futbollistët e vegjël.
Ekipet pjesëmarrëse në këtë aktivitet:

U-9: Pepa, Elbasani, Skills, A.Junior Vlora
U-11: Pepa, Elbasani, Skills, A.Junior Vlora
U-13: Pepa, Dean, Skills, A.Junior Vlora

Ekipi fitues tek grupmoshat U-9, U-11, U-13, u shpall ekipi i Akademia Junior Vlora, ardhur enkas në këtë aktivitet nga qyteti i Vlorës, të cilët në bazë të lojërave të zhvilluara i merituan edhe trofetë.

Trofeun për ekipin U-9 e dorëzoi përgjegjësi i Zyrës Rajonale Elbasan, Ilirjan File.
Trofeun për ekipin U-11 e dorëzoi Egert Kuçi, trajner i përfaqësues rajonale U-13 Elbasan.
Trofeun e ekipit fitues U-13 e dorëzoi Presidenti i SHS Pepa, Gëzim Pepa.

Aktiviteti u mbajt në një atmosferë festive, me kushte shumë të mira, si edhe me pjesëmarrjen e shumë tifozëve, bashkëmotarëve dhe prindërve të interesuar për këtë turne.