AKADEMIA E ARBITRIMIT, DIPLOMOHEN 75 TË RINJTË E EDICIONIT TË PARË! - FSHF
akademia e arbitrimit 2018 white dream

AKADEMIA E ARBITRIMIT, DIPLOMOHEN 75 TË RINJTË E EDICIONIT TË PARË!

AKADEMIA E ARBITRIMIT ul siparin e edicionit të parë, një prioritet absolut i FSHF-së. 75 të rinj e të reja nga Tirana dhe qytete të tjera janë diplomuar sot në përfundim të dy fazave trajnuese të tyre që ndoqën në teori dhe praktikë nga lektorë të ndryshëm. Një klasë e re arbitrash tashmë në dispozicion të Kolegjiumeve  të gjykimit, produkt tërësisht i Shkollës së Arbitrimit.

Prezent në ceremoninë e shpërndarjes së diplomave ishte edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka i cili inkurajoi të gjithë pjesëmarrësit, të rinjtë dhe të rejat që ndoqën këtë kurs dhe nisën tashmë një karrierë më vete, atë të arbitrimit, teksa përpara arbitrave të rinj theksoi: “Tashmë prej shumë vitesh edukimi i të gjitha niveleve të arbitrave realizohet sipas standarteve qe kerkon UEFA dhe FIFA.  Akademia e Arbitrimit, është nje shkolle e re e hapur së fundmi për të gjithë ata të rinj dhe të reja që duan të fillojnë dhe të vazhdojnë profesionin e vështirë, por shume të bukur të arbitrit. FSHF ka këmbëngulur dhe do të vijojë të angazhohet fuqimisht në të ardhmen për të rritur në maksimum cilësine e gjykimit në vend. Desha të evidentoj edhe punën e mirë të koordinatorit të projektit Sokol Jareci, të vetë z.Kastrati, z.Brahja, por edhe lektorëve të ndryshëm që ju kanë asistuar gjatë ditëve të trainimit apo edhe referimit. Urimet më të mira. Akademia e Arbitrimit do të pasojë çdo vit me funksionin e saj, gjithmonë në shërbim të pjesës së arbitrimit”.

Më pas u realizua edhe ceremonia e ndarjes së diplomave, për 75 kursantët e rinj, prej të cilëve 10 ishin vajza. Në këtë vit të parë të akademisë së Arbitrimit u arrit që në të katër grupet e trajnimit qe u zhvilluan të ishin prezent 75 aplikante te moshave nga 14 – 24 vjec te cilet per nje periudhe dy javore ne fazen e pare dhe 8 dite ne fazen e dyte te merrnin dijet ne lidhje me rregullat e lojes, pregatitjen fizike, psikollogjise sportive, komunikimit, mjekesise dhe gjuhes angleze. Gjate viteve te fundit edukimit te arbitrave i eshte shtuar dhe nje kategori tjeter, ajo e arbitrave femra te cilat pa asnje lloj diferencimi jane pjese e seminareve qe sektori i arbitrimit zhvillon gjate sezonit futbollistik. Akademia e Arbitrimit tashmë është një realitet konkret dhe do të vazhdojë çdo vit, për afrimin e sa më shumë të rinjve dhe të rejave në fushën e arbitrimit. Të 75 e diplomuar sot kanë nisur prej kohësh të aktivizohen në kampionatet e moshave, dhe do të vijojnë të jenë pjesë e arbitrimit në aktivitetet zyrtare të FSHF.


Duke kontrolluar karten...