Abissnet Superiore / Vllaznia fiton klasiken me Tiranën, Egnatia shkëputet në krye - FSHF

Abissnet Superiore / Vllaznia fiton klasiken me Tiranën, Egnatia shkëputet në krye

Ka përfunduar java e 17-të e kampionatit “Abissnet Superiore”.

Takimi i parë i zhvilluar ishte në “Kukës Arena” mes Kukësit dhe Partizanit. Sfida përfundoi në barazim 1-1 dhe të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.

Një sfidë interesante u luajt në “Niko Dovana” mes Dinamo City dhe Egnatias. Kryesuesit e “Abissnet Superiore” mundën blutë e Dinamos me rezultatin 1-2 dhe tani e shohin veten pesë pikë para Partizanit të vendit të dytë.

Të dielën u luajtën edhe tre sfidat e tjera të kësaj jave. Klasikja e futbollit shqiptar, Tirana – Vllaznia u fitua nga shkodranët me rezultatin minimal 0-1.

Në të njëjtën orën u zhvillua edhe ndeshja Erzeni – Teuta e cila përfundoi në barazim pa gola 0-0.

Java e 17-të e “Abissnet Superiore” u mbyll në Korçë, me sfidën Skënderbeu – Laçi që përfundoi me fitoren e laçianve 0-1.