Pas pauzës prej ndeshjeve të Kombëtareve në Nations League rikthehet kampionati “Abissnet Superiore”, me takimet e javës së 4-të që do të luhen të ndara në dy ditë, sot dhe nesër.
Ndeshja hapëse e kësaj jave është Bylis – Tirana, që do të luhet në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, duke nisur prej orës 16:00. Në mbrëmje në orën 19:00 do të luhen edhe dy ndeshje të tjera, Vllaznia – Egnatia e Skënderbeu – Teuta.
Në stadiumin “Loro Boriçi” do të zhvillohet supersfida Vllaznia – Egnatia, ndërsa në Korçë do të luhet takimi Skënderbeu – Teuta.
Nesër në 19:00 do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 4-të. Në “Arenën e Demave” Partizani do të përballet me Dinamo City, ndërsa në “Elbasan Arena” do të luhet sfida AF Elbasani – Laçi.