“Abissnet Superiore”/ Përfundon java e tretë, fitojnë Partizani, Skënderbeu e Dinamo City - FSHF

“Abissnet Superiore”/ Përfundon java e tretë, fitojnë Partizani, Skënderbeu e Dinamo City

Java e tretë e kampionatit “Abissnet Superiore” uli siparin mbrëmjen e sotme me dy takimet e fundit, Dinamo City – AF Elbasani dhe Tirana – Egnatia.

Në stadiumin “Elbasan Arena” Dinamo City fitoi ndaj AF Elbasanit me rezultatin 2-1. Tirana dhe Egnatia nuk shkuan më shumë se një barazim me rezultatin 1-1 në stadiumin “Niko Dovana”.

Të shtunën u zhvilluan edhe tre takimet e tjera të kësaj jave. Ndeshja Laçi – Bylis u mbyll në barazim pa gola 0-0.

Skënderbeu mori fitoren e parë në sezonin e ri, pasi triumfoi në shtëpi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Vllaznisë.

Partizani regjistroi triumfin e dytë radhazi, pasi mundi Teutën në stadiumin “Niko Dovana” me rezultatin 2-0.


Duke kontrolluar karten...