“Abissnet Superiore”/ Përfundon java e 33-të, fitojnë Partizani, Vllaznia, Skënderbeu e Teuta - FSHF

“Abissnet Superiore”/ Përfundon java e 33-të, fitojnë Partizani, Vllaznia, Skënderbeu e Teuta

Java e 33-të e kampionatit “Abissnet Superiore” uli siparin me derbin e kryeqytetit Tirana – Partizani. Në stadiumin “Air Albania” fituan të kuqtë me rezultatin 2-1.

Po sot u luajtën edhe dy takime të tjera. Vllaznia ja doli mbanë të merrte një fitore tepër të rëndësishme pasi mposhti Egnatian në “Egnatia Arena” me rezultatin minimal 1-0.

Teuta triumfoi në “Kukës Arena” ndaj Kukësit me rezultatin 2-0. Një trepikësh shumë i rëndësishëm për Teutën që ngjitet në vendin e shtatë me 41 pikë.

Të shtunën u zhvilluan edhe dy takimet e tjera të javës së 33-të. Skënderbeu fitoi në shtëpi ndaj Erzenit me rezultatin minimal 1-0.

Ndërsa ndeshja Dinamo City – Laçi përfundoi në barazim pa gola 0-0.

Rezultatet e javës së 33-të në kampionatin “Abissnet Superiore”:

Skënderbeu – Erzeni         1-0

Dinamo City – Laçi            0-0

Kukësi – Teuta                    0-2

Egnatia – Vllaznia              0-1

Tirana – Partizani              1-2