“Abissnet Superiore”/ Ndeshja Erzeni – Kukësi do të luhet në stadiumin “Adush Muça” - FSHF

“Abissnet Superiore”/ Ndeshja Erzeni – Kukësi do të luhet në stadiumin “Adush Muça”

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja e javës së 34-të në kampionatin “Abissnet Superiore”, Erzeni – Kukësi, nuk do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” ashtu siç ishte planifikuar më parë për shkak të gjendjes jo të mirë të fushës.

Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Adush Muça” në të njëjtë ditë dhe orar (04.05.2024, 16:00).