“Abissnet Superiore”/ Egnatia mund Partizanin, fitojnë edhe Dinamo City, Tirana, Teuta e Laçi - FSHF

“Abissnet Superiore”/ Egnatia mund Partizanin, fitojnë edhe Dinamo City, Tirana, Teuta e Laçi

Java e 31-të e kampionatit “Abissnet Superiore” uli siparin me takimin e fundit, Dinamo City – Erzeni. Sfida e luajtur në stadiumin “Air Albania” u fitua nga Dinamo City 2-0.

Sot u zhvillua edhe ndeshja, Egnatia – Partizani. Në stadiumin “Egnatia Arena” fituan të zotët e shtëpisë 2-1. Falë kësaj fitoreje rrogozhinasit shkojnë në kuotën e 57 pikëve, duke thelluar diferencën në +6 me vendin e dytë që mbahet nga Vllaznia.

Të shtunën u luajtën edhe tre ndeshjet e tjera të javës së 31-të. Tirana u rikthye te fitorja pasi mundi Kukësin me rezultatin minimal 1-0.

Në Korçë, Teuta mposhti Skënderbeu, pasi triumfoi 1-0. Ndërsa Laçi regjistroi fitoren e dytë radhazi, pasi mundi Vllazninë në “Loro Boriçi” 2-1.